Ministri francez miraton masa të reja për shkollat gjatë pushimeve në Ibiza

schedule12:54 - 18 Janar, 2022

schedule 12:54 - 18 Janar, 2022

Ministri i francez i arsimit Jean-Michel ka miratuar masa të reja për shkollat  teksa ndodhej me pushime në Ibiza, sipas mediave lokale, duke shkaktuar zemërim te populli. Lajmi u konfirmua të hënën nga Ministria e Arsimit, duke theksuar se Blanche ishte duke “punuar në distancë” kur prezantoi protokollin me masat e reja për shkollat, më 2 janar.

Të gjitha partitë opozitare kërkuan dorëheqjen e tij. Janë të shumtë ata që e kanë kritikuar ministrin duke thënë se masat janë marrë me vonesë dhe duke hedhur dyshime nëse ai vërtet ka punuar gjatë pushimeve, raporton abcnews.al

Kandidati për postin e Presidentit të Republikës, Giannik Zando, u shpreh se “një nivel i tillë përbuzjeje dhe papërgjegjësie nuk mund të tolerohet. “Në vend që të përgatiste me mësuesit dhe prindërit hapjen e shkollave me pandemi, ministri po organizonte ndodhej me pushime”, tha ai.

“Problemi nuk është Ibiza, janë veprimet e këtij ministri”, shtoi ai. “Ai u vonua në miratimin e protokollit për shkollat ​​dhe kur diçka e tillë bazohet në një gënjeshtër, humbet besimi”, tha sekretari i Partisë Socialiste, Olivier.

/abcnews.al