Kreu i opozitës Lulzim Basha i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, u ka bërë edhe një herë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së nesërme. Gjatë fjalës së tij Basha tha se Edi Rama të shtunën zgjodhi të largohet për në Vlorë, por “asgjë nuk e shpëton”.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë dy takime të ndyrshme të zhvilluar ditën e premte një me studentë të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në kryeqytet si edhe me banorët e Unazës së Re, tha se 16 Shkurti do të jetë dita e tyre.
“Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevski. I mbeti sharra në gozhdë për shkak të bashkimit dhe të përballjes këtu tek Unaza e Re. Nuk ishte kështu situata 105 ditë më parë. Njerëzit ishin të tmerruar. Arrogant dhe fjalë pisët ishte në Kuvend ai 105 ditë më përpara. Broculliste dhe shante këdo që i dilte përpara. Falë bashkimit dhe qëndresës, 105 ditë më pas shikoni ku jemi. E keqja nuk është varfëria, por qeveria që është kapur duke vjedhur”, theksoi Basha.
Falë qëndresës së intelektualëve dhe qytetarëve tek teatri, falë qëndresës dhe bashkimit tek unaza dhe falë lëvizjes studentore, gjerat kanë ndryshuar./abcnews.al