“Kërkon perfeksion”, producenti që qëndron pas hiteve shqiptare tregon artistin më tekanjoz

schedule11:04 - 18 Janar, 2022

schedule 11:04 - 18 Janar, 2022

DJR Beatz qëndron pas shumë këngëve të famshme shqiptare. Ka punuar me Capital T, Melinda Ademin, Dhurata Dorën, Getinjon dhe Don Phenom. Ai ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se si nisi rrugëtimi i tij në muzikë.

Duke folur për tregun muzikor, ai tha se më shumë se sa vokali, është stili i këngëtarit “çelësi” i suksesit. “Sot publiku nuk e shikon vokalin. Po të shkosh te Universiteti i Arteve ka super vokalistë. Sot është më shumë të kesh stil sesa vokal. Të kesh një vokal është plus.”, tha ai.

Ndërkaq, i pyetur nga moderatori Alban Musa se cili ka qenë VIP-i më tekanjoz, ai përmendi emrin e Seven Saraqit. “Është një super talent dhe me të drejtë e do perfeksionin. Me një këngë, e ka hedhur vokalin 500 herë për një javë. Nuk e kishte problem fare.”, tha ai.

/abcnews.al