Studimi: Doza e katërt rrit nivelin e antitrupave por nuk parandalon Omicron

schedule08:25 - 18 Janar, 2022

schedule 08:25 - 18 Janar, 2022

Sipas një studimi nga Izraeli, doza e katërt e një vaksine anti-Covid rrit nivelin e antitrupave më shumë se doza e tretë por nuk parandalon Omicron. Qendra Mjekësore izraelite Sheba po shqyrton efektin e dozës përforcuese të vaksinës Pfizer në 154 persona pas dy javësh dhe dozës përforcuese Moderna në 120 persona pas një jave, shkruan Reuters

Vaksinat shkaktuan  rritje të nivelit të antitrupave, madje më shumë se pas marrjes së dozës së tretë. Gjetjet, të cilat qendra mjekësore tha se ishin të parat e këtij lloji në mbarë botën, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende, raporton abcnews.al

Izraeli ishte vendi i parë që nisi fushatën e vaksinimit dhe muajin e kaluar miratoi dozën e katërt përforcuese për personat më të rrezikuar. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi  se do të reduktojë në pesë nga shtatë ditë periudhën e detyrueshme të karantinës për të infektuarit me Covid-19.

/abcnews.al