Laçi ka arritur të firmosë me një sulmues dhe me një mbrojtës, duke përforcuar kështu skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa.
Sulmuesi Adeleke Akinyemi ka mbërritur në Shqipëri dhe ka kryer vizitat mjekësore, dhe që nga dita e nesërme do të vihet nën urdhrat e trajnerit.
Nga stafi drejtues sulmuesi nigerian shikohet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin.
Nga sulmi në mbrojtje, drejtuesit e Laçit kanë arritur të huazojnë edhe mbrojtësin Hajdin Salihu, kartoni i të cilit është nën zotërimin e skuadrës kroate të Lokomotivës së Zagrebit.
Salihu do të jetë gjithashtu nga dita e nesërme një alternativë më shumë për teknikun e bardhezinjëve në repartin e mbrojtjes. /f.a/abcnews.al