Gjykata e Krimeve të Rënda la sot nën masë ne sigurisë burg pa afat gardistin Alket Arapaj, i cili ekzekutoi bashkëshorten mëngjesin e së martes me armën e shërbimit. Arapaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqin për krimin e kryer, ndërkohë që në banesë ishte dhe vajza e mitur vetëm 3 vjecare. Masë sigurie burg pa afat kërkoi dhe organi i akuzës për krimin e rëndë të ndodhur në familje për shkaqe xhelozie.
Mëngjesin e 12 shkurti, gardisti Alket Arapaj ekzekutoi bashkëshorten Ervilma Seferi. Çifti njihej nga fqinjët si njërez model dhe pa probleme mes tyre. /abcnews.al