Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

U kap me armë në avionin që vinte nga SHBA-të, kërkohet ndihma e FBI-së për Renato Hajmelin

schedule12:15 - 17 Janar, 2022

schedule 12:15 - 17 Janar, 2022

Për të hedhur dritë mbi rrugëtimin e 51 vjeçarit Renato Hajmeli i cili u kap mbrëmjen e 12 janarit në aeroportin e Rinasit, me një pistoletë “Colt” dhe 125 fishekë në valixhe, është kërkuar bashkëpunimi i FBI-s dhe NCA-s Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar.

51 vjeçari shqiptar mundi të thyejë sigurinë në aeroportin Houston në Amerikë dhe Lutton në Angli, ndërsa u kap në vendin tonë. Pikëpyetja është se si ka mundësi që një armë e tillë nuk është pikasur nga autoritetet në Aeroportin e Hjuston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë të Lutonit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është një ndër rastet e rralla ku një udhëtar mundet të futet në avion me armë me vete. Për fat të mirë ai nuk ka pasur qëllime të këqija duke e lënë pistoletën në valixhe.



Sipas policisë, valixhja e personit në fjalë është kontrolluar imtësisht pasi ka zbritur ku edhe i janë gjetur arma dhe fishekët. Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik armësh”. Ngjarja pritet që të sqarohet edhe pas bashkëpunimit me FBI-në amerikane dhe NCA angleze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!