Zayn Malik ka qenë një ndër më të komentuarit pas ndarjes nga Gigi Hadid. Dyshja e famshme, të cilët kanë dhe një vajzë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fund të vitit që lamë pasi këngëtari ofendoi dhe sulmoi fizikisht nënën e modeles. Por, së fundmi, kanë dalë në dritë detaje të tjera që mund të kenë çuar në prishjen e raportit të tyre.
Mediat e huaja raportojnë se ish këngëtari i One Direction ka pasur një lidhje me Abi Clarke gjatë kohës që ishte bashkë me modelen e njohur. Gazeta britanike The Sun raporton se romanca e tyre nisi pasi Malik dhe ylli i “Towie” u takuan në një bar në Los Anxhelos. Ajo është shprehur se besonte se këngëtari ishte ndarë nga e dashura supermodele.
“U ndjeva tmerrësisht keq. Mendova se ai dhe Gigi ishin ndarë. Nuk doja të isha gruaja tjetër e tij kështu që u tërhoqa. Më erdhi shumë keq.” është shprehur ajo. “Zayn vazhdonte të thoshte se i kujtoja ish të dashurën e tij, Perrie Edwards nga Little Mix.”, ka thënë ajo duke konfirmuar se janë takuar privatisht në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai më tha se po kalonte pak kohë vetëm dhe mendova se duhej të ishte ndarë me Gigi, e cila ishte kthyer në SHBA.“, thotë ajo. /abcnews.al