Jo vetëm kënaqësi, përfitimet maksimale që i sjell seksi trupit tuaj

schedule11:04 - 17 Janar, 2022

schedule 11:04 - 17 Janar, 2022

Sipas një studimi, gratë që bëjnë më shumë seks kanë një tru më të zhvilluar se sa ato me aktivitet të pakët seksual. Studiuesit shkencorë kanë identifikuar pjesën e trurit që lidhet me prekjen gjenitale te femrat, duke zbuluar se seksi ndihmon kështu në një performancë më të mirë të trurit, shkruan New York Post

Lexo edhe: Çfarë ndodh në trupin tuaj kur kryeni marrëdhënie seksuale në mëngjes

Studimi, i botuar të hënën në Journal of Neuroscience, ekzaminoi lidhjen midis prekjes dhe zhvillimit cerebral në 20 femra të rritura. Si pjesë e hulumtimit, femrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç iu stimulua klitori ndërsa truri i tyre u skanua duke përdorur imazhe funksionale të rezonancës magnetike (fMRI).

Për stimulim, studiuesit përdorën lodra seksuale. Ata gjithashtu i pyetën vullnetaret femra se sa shpesh kishin bërë seks gjatë vitit të kaluar. Rezultatet e imazhit të trurit konfirmuan se korteksi somatosensor i trurit u aktivizua tek çdo grua kur pajisja vibronte, raporton abcnews.al

Hulumtuesit më pas matën zonën e trurit – duke zbuluar se ishte më e fortë te vullnetaret femra që raportuan se bënin më shumë seks. Megjithatë, hulumtimi nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse të paturit e një korteksi somatosensor më të zhvilluar nxit më shumë dëshirën për marrëdhënie seksuale, apo nëse më shumë marrëdhënie seksuale zgjerojnë atë pjesë të trurit, si puna e një muskuli.

Në një studim të vitit 2013, Heim zbuloi se njerëzit që kanë pësuar dhunë seksuale kishin një hollim të zonave të trurit që ishin specifike për organet gjenitale. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që hulumtimet kanë arritur në përfundimin se seksi është pozitiv për trurin, raporton abcnews.al

Në vitin 2016, shkencëtarët në Universitetin McGill në Kanada zbuluan se gratë që kryejnë më shpesh marrëdhënie  seksuale kanë një memorie më të mirë. Gjithashtu seksi ndihmon në lehtësimin e simptomave të ftohjes, rrezikun e  sulmit në zemër dhe zvogëlon presionin e gjakut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!