Noizy ka folur për raportet që ka me disa nga reperët më në zë të momentit, mes të cilëve përmendi dhe Don Xhonin. Gjatë një interviste në “Why Not”, Noizy tha se Don Xhon ka qenë fans i tij, kur ka qenë i vogël.
Për këtë arsye, ai ka thënë se dëshiron të dijë më shumë rreth periudhës kur ka qenë idhull për të duke i bërë disa pyetje.
Gjithashtu, Noizy e përgëzoi artistin për suksesin që ka arritur.
“Nëse do isha në një shtëpi me Don Xhonin, do bëja stërvitje bashkë me të, do i bëja ca pyetje. Do qeshnim bashkë, e di që ka qenë fansi im ku ka qenë i vogël. Do e pyesja sa vjeç ka qenë kur ka qenë fansi im. Do e pyesja a ka rastisur të ketë qenë në ndonjë koncert timin kur ka qenë i vogël. Do e përgëzoja për suksesin që po korr. Bravo i qoftë!”, u shpreh ai./abcnews.al