Balla: Basha na dërgon habere, e do pushtetin me ne

schedule21:04 - 14 Shkurt, 2019

schedule 21:04 - 14 Shkurt, 2019

Nga studioja e “Mbrëmje Ide”, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se Basha është në fund të mandatit të tij si kryetar i PD-së. Më tej, deputeti është tha se lideri i PD-së është detyruar nga Berisha që të organizojë protestën e 16 Shkurtit. Gjithashtu socialiti është shprehu se PS merr habere nga Basha, ku sipas tij, ai kërkon të vijë në pushtet me qeverinë e Ramës.

“Luli vazhdimisht dërgon habere për këtë punë. Luli dhe në mesazhet që jep thotë se dua të bëhem pjesë e pushtetit. Lulzim Basha kërkon të marrë pushtet pa votë. Kërkon të vijë me ne në pushtet pa votë dhe këtë dëshirë nuk ia plotësojmë dot. Basha është në fund të mandatit të tij si kryetar i PD. Ky person është drejt dështimit të fundit. Ai ka halle të tij personale dhe jo hallet e shqiptarëve”.

Teksa flet për protestën që do të mbajë opozita më 16 Shkurt, Balla tha se ajo ka dështuar pa nisur.

“Politikisht jam rritur përmes protestave. Kjo është protestë pa kauzë. Këtu nuk protestohet kundër nesh. Basha është detyruar të protestojë për t’i treguar kryetarit de fakto të opozitës se është në gjendje të organizojë një protestë. Në 6 vite, opozita nuk kishte ngritur një protestë të  madhe si protesta e studentëve. Përbetimet e Lulit nuk i merr askush seriozisht dhe ky është dështimi tjetër. Në pushtet vihet vetëm me votën e popullit shqiptar”.

E ndërsa u pyet nëse ka infromacione se do ketë akte dhune në protestë, Balla tha:

“Unë nuk jam shërbim sekret dhe as punonjës i policisë dhe i referohem apelit të ambasadave që sigurisht kanë informacione dhe duke iu referuar dhe retorikes politike të ashpër të përfaqësuesve të opozitës së sotme dhe thirrjet e tyre janë të paligjshme. Opozita ta harrojë se mund të fitojë më bonuse sikur mori në 2017-n. Luli nuk kërkon më zgjedhje, por kërkon ministri që të fitojë ndonjë tender”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!