Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Protesta para takimit të Bashës, Kapllanaj: Ata i nxori Berisha, kë ka dërguar Rama këtu?

schedule12:25 - 16 Janar, 2022

schedule 12:25 - 16 Janar, 2022

Kryetari i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj nga takimi i kreut të PD Lulzim Basha që po zhvillohet në Fier gjatë fjalës së tij është ngritur në këmbë dhe ka pyetur demokratët se kush është dërguar aty nga kryeministri Rama. “Asnjë”, tha Kapllanaj duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha.

Kë prej jush e ka dërguar Edi Rama, asnjë, do të thotë se këtu janë demokratët e vërtetë ata që duan Shqipërinë, PD të ardhmen e këtij vendi ata që duan që fëmijët e tyre ti rrisin këtu”.

Basha është pritur me një protestë nga disa mbështetës të Berishës përpara fillimit të takimit me demokratët. Kapllanaj tha se ata janë nxjerrë aty nga ish-kryeministri Berisha. Gjatë fjalës së tij në takimin në Fier, Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.



20 veta përtej që bënin thirrje për dhunë unë i mirëkuptoj, një pjesë e tyre ishin të detyruar për dhunë. Mbrëmë në 11 të natës Berisha ka marrë ish-kryetarin e PD dhe i ka thënë se dua ti nxjerrësh se s’bën nesër e të prishësh  takimin e demokratëve. Një pjesë e tyre do të rikthehen se është dera e hapur dhe të kontribuojnë për PD.

Nëse sot janë kaq shumë këtu dhe nesër do të jenë më shumë, një pjesë janë në sallë këtu sepse nuk janë një pjesë e zhurmës e atyre që shajnë dhe fyejnë. Unë Berishës nuk ia fal 8 janarin, unë një pjesë i kam pasur miq tani s’janë më miqtë e mi, ata që tentuan të na vrasin brenda s’mund të jenë më demokratë. Nga ata unë jam ndarë përgjithmonë, ata janë shumë pak”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!