Eltoni ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP. Kur mbërriti në studio, ai tha se mund të jetë penalizuar për përplasjen me Ilirin. Shaqiri dhe Eltoni patën disa debate të forta për shkak se ky i fundit e akuzoi se nuk e ka ndihmuar gjatë një audicioni që kishte marrë pjesë 11 vite më parë në Itali.
Mirëpo, para se të jepej emri i të eliminuarit, kjo histori u diskutua përsëri. Lidhur me këtë pati një koment dhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili e drejtoi gishtin nga Eltoni, duke thënë se po e përdor këtë debat për të qëndruar brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Arbri: Tokia nuk mendon shumë gjatë ka thënë ky është i fortë do ti bie këtij, kam një histori që ka ndodhur para 11 vjetësh dhe më duket gjë e ulët dhe të futesh aty brenda dhe ti thuash atij tjetri pse s’më ke zgjedhur. Ai këtë muhabet ka, pse s’më ka zgjedhur. Çfarë do bëj tjetër ai aty, s’ka hyrë për të fituar Bigun po për të marrë vesh pse s’e ka pranuar Iliri.
Eltoni: Se kam fol naj her
Arbri: Si se ke fol najher mo, tani në orën 7 ishe duke pirë birrë dhe të pash unë. O zotëri të lutem shumë ke 10 ditë që merresh me këtë muhabet. Prit të mbarojë formati edhe zgjidhe jashtë. Se edhe sikur të kesh të drejtë s’të beson njeri. Të vish të prezantohesh në këtë program dhe ti thuash që je me dy fytyra sepse nuk më zgjodhe nuk e di domethënë…
Eltoni: Iliri s’po pranon një të vërtetë që emri i kafshës ishte për Monikën dhe do pranojë një gjë tjetër.
Arbri: Je i papamë e pe që nuk të eci kjo e para dhe po vazhdon këtë të dytën. Merru me historinë tate. Ke qenë një nga 300 njerëz, tani ti thua prit se isha edhe unë aty. E kupton sa e tmerrshme është kjo. Ka dasht t’i prishësh imazhin se i thotë ti nuk merresh me shqiptarët, nuk i ndihmon. Është shumë e rëndë. Ai i humb është. /abcnews.al