Sinani: Shqipëria dhe Kosova bien dakod për Eposin e Kreshnikëve

schedule19:05 - 14 Shkurt, 2019

schedule 19:05 - 14 Shkurt, 2019

3 ditë më parë ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë  dosja e Eposit të Kreshnikëve. Lajmin e konfirmon studiuesi dhe një prej anëtarëve të përpilimit të dosjes Shaban Sinani. Sinani në një intervistë për “ABC news” sqaron se propozimi tashmë do të bëhet nga Shqipëri  për antarësim brenda këtij viti. Nga ana tjetër ai jep edhe argumentat se antarësimi i Eposit të Serbisë nuk e pengon.

Studiuesi i njohur  Shaban Sinani, një prej hartusesve të dosjes së Eposit  për antarësimin në UNESCO,  sqaron se pas antarësimit të eposit të Serbisë  në  trashëgiminë botërore  tashmë Shqipëria dhe Kosova bien dakord që dosja e përgatitur në vitin 2014 të propozohet nga Shqipëria.

Sinani sqaron se gabimi për ta antarësuar më herët qëndron në aspektin politik jo në atë shkencorë. Anëtari i grupit të punës  për përgatitjen e dosjes  Shaban Sinani sqaron se  Shqipëria nuk e ka humbur shansin për ta bërë pjesë të trashëgimisë botërore Lahutën dhe Eposin, edhe pse  Eposi i Serbisë tashmë është pranuar në UNESKO. Në vitin 2016 të kënduarit me Lahutë u nderua me çmimin Europa nostra propozuar nga vetë UNESKO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!