Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama inspektime në Rrëshen, unazë, ujesjellës dhe pallat të ri sporti

schedule14:51 - 14 Shkurt, 2019

schedule 14:51 - 14 Shkurt, 2019

Kantieret e hapura të punimeve në Rrëshen u inspektuan dhe nga kryeministri Edi Rama.  Shumë shpejt ky qytet do të ketë ujësjellësin dhe pallatin e ri të sportit.

Nuk u largua nga Rrësheni pa inspektuar punimet që po kryhen në terren. Unaza e re 1.5 kilometër e gjatë dhe 9 metra e gjerë i tregon kryeministrit Rama kryebashkiaku Deda, i ka dhënë zgjidhje një shqetësimi të kahershëm.

Në Rrëshen pas 50 vitesh po investohet dhe për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të qytetit.

Një tjetër kantier është kopshti i ri i qytetit. Shumë shpejt Rrësheni do të ketë dhe pallatin e ri të sportit. 70 milionë lekë po investohen për t’i ofruar sportdashësve një hapësire me kapacite 800 vende.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural po ndihmon që zona të ketë dhe një pikë agroturizmi.

Ky sipërmarrës përfitoi nga incentivat lehtësuese për të ngritur këtë bujtinë në Katundin e Vjetër të Mirditës.

Pasi e shoqëroi në të gjithë kantieret e punimeve, kryebashkiaku i Rrëshenit i tregoi kryeministrit dhe godinën e re të bashkisë, e cila shumë shpejt do të hapet për të ofruar disa shërbime për qyetarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!