“Faleminderit që më trashëgove muzikën”, Stresi përkujton njeriun e zemrës

schedule19:04 - 14 Janar, 2022

schedule 19:04 - 14 Janar, 2022

Stresi humbi në fund të Nëntorit gjyshin e tij. Reperi shkruante se kishte qenë gjyshi i tij që i kishte vënë emrin Arkimed dhe se i kishte borxh jetën. “Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, shkruante mes të tjerash ai.

Ndërkohë, sot ai ka ndarë një foto të gjyshit ndërsa shprehet falenderues ndaj tij që i ka futur në gjak muzikën. “Gjysh të jam mirënjohës përjetë që më ngjite emrin Arkimed, që më trashëgove muzikën, që më rrite. Të kujtoj me mall shumë. Sa të jem gjallë do të të kujtoj përgjithmonë.”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!