Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri janë tashmë dy nga liderët e “Big Brother VIP”. Ata kanë një konkurencë të fortë mes tyre dhe këtë nuk ngurojnë ta shprehin hapur. Madje e kanë cilësuar njëri-tjetrin si armiq të përbetuar
Por së fundmi, një deklaratë e Monikës duke qeshur ka vënë në pikëpyetje gjithçka. Ajo thotë se dyshja janë miq dhe gjithçka e bëjnë për lojë.
“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta”, është shprehur Monika./abcnews.al