Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani festoi mbrëmjen e djeshme 30 vjetorin e lindjes. Ajo kishte organizuar një festë madhështore, ku të ftuar kishte edhe shumë miq nga bota e shoëbizit.
Nuk munguan as këngëtarët, mes të cilëve Bruno dhe Klajdi Haruni, që e kanë surprizuar moderatoren duke kënduar.
Madje, edhe e kanë ngacmuar Borën për Donaldin, duke interpretur këngën “Toxic Love”, të cilën Veshaj ka pranuar se e ka shkruar për Borën.
Mirëpo, reagimi i kësaj të fundit i ka surprizuar të gjithë, duke bërë lëmsh rrjetin. Bora ka kënduar dhe ka kërcyer e lumtur duke mos e vrarë mendjen fare. Mos ndoshta kjo është një shenjë për të treguar se Bora e ka lënë pas krahëve Donaldit. Gjithçka mbetet për t’u parë më shumë në vazhdim./abcnews.al
View this post on Instagram