Ana ishte protagonistja e mbrëmjes së sotme në game show-n “Kutia 21”. Më e bindur se kurrë, ajo i shkoi deri në fund lojës, duke marrë me vete një shtëpi një shumë të mirë parash. Kur në lojë kishin mbetur 0.1 cent, 700 dhe 10 000 euro, bankieri u përpoq ta “joshte” me 650 euro, por ajo i besoi instiktit të saj.
“Do ta provoj dhe njëherë. Nuk besoj se kam 10 mijë euro të them të drejtën.”, tha ajo duke refuzuar ofertën. Megjithëse 10 mijë eurot ikën nga loja, Ana tha “nami u bëftë unë do të mbaj kutinë”. Sidoqoftë, ajo doli e fituar pasi në kutinë e saj kishte 700 euro.
/abcnews.al

