Edi Rama vizitoi një kompleks blegtoral në Lezhë, i cili ishte përfitues i skemave mbeshtetëse të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Kryeministri Edi Rama vizitoi një kompleks begtoral në zonën e Lezhës, që kishte përfituar nga skema kombëtare 2018 e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Frida Krifca, drejtuese e AZHBR-së: “Me makineri të re që bën përpunimin e silazhit për kafshët. Është një teknologji moderne”.
Fermeri: “Kemi pasur vështirësi me makineri të vjetër. Tani kjo e ka lehtësuar komplet punën”.
Sipas një prej administratorëve të fermës, mbështetja e AZHBR-së ka ndikuar direkt në rritjen e prodhimit. Ndihma e qeverisë na ka ndihmuar shumë. Unë kam pasur 2 mijë litra, sot jam 4 mijë litra. Kryeministri vizitoi edhe një linjë të përpunimit të qumështit pranë kësaj ferme, financuar nga një prej programeve mbështetëse qeveritare./abcnews.al