A do të jetë kjo makina e së ardhmes?

schedule21:12 - 12 Janar, 2022

schedule 21:12 - 12 Janar, 2022

Një makinë fluturuese e projektuar për të lëvizur brenda qytetit ka përfunduar me sukses fluturimin provë në Dubai. Volar eVTOL është krijuar nga Bellwether Industries. Sipas kompanisë, është makina e parë fluturuese në botë që nuk ka krahë dhe tehe të ekspozuara, duke e bërë atë ideale për përdorim urban.

Automjeti është i pari në botë pa një hapje të madhe krahësh ose tehe të ekspozuara, duke e bërë atë ideal për përdorim urban, sipas firmës londineze.

Kompania thotë se mund të kryejë udhëtime në një lartësi prej 915 metrash me një shpejtësi deri në 220 kilometra në orë. Prototipi aktual ka vetëm dy vende, por vizioni përfundimtar i firmës është një automjet me 4-5 ulëse për t’iu përshtatur familjeve. Nuk është zbuluar një shumë specifike për çmimin e mjetit.

“Ne besojmë se udhëtimi i njerëzve në qiell do të jetë i pashmangshëm brenda 10 viteve të ardhshme. Prandaj, ne po krijojmë një volar për cilindo që të fluturojë në çdo kohë dhe kudo në çdo pikë. Qëllimi përfundimtar është të ndërtojmë një mënyrë jetese krejt të re 3-dimensionale dhe të udhëheqim botën drejt një lëvizshmërie urbane më gjithëpërfshirëse.“, thotë kompania.

Firma thotë: 'Në Bellwether Industries, ne besojmë se e ardhmja e njeriut do të jetë në ajër. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhjen më të përputhshme të Lëvizshmërisë Ajrore Urbane (UAM) për udhëtimet brenda rrugës dhe transportin privat'

/abcnews.al