Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nën një portokalle moj”, shuhet regjisori i njohur, autor i vargjeve të paharruara

schedule20:48 - 12 Janar, 2022

schedule 20:48 - 12 Janar, 2022

Shuhet aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur Fabit Beqiri. Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miq dhe të afërm përmes postimeve në rrjete sociale.

“…nën një portokalle moj të ndala unë ty; lulet e limonit moj të binin mbi sy…”. Janë këto vargje që bashkë me veprën e tij artistike do ta bëjnë të pa harruar për të gjithë ne.

“Rrugët e Vlorës kanë qënë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, ky ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, rrëfente vite më parë pinjolli i fundit i krijimtarisë së muzikës së parë qytetare vlonjate për gazetarin Enrik Mehmeti.

Teksti i plotë

“Në një portokalle moj”

të ndala une ty

lulet e limonit moj

të binin në sy

Ngrie kokën lartë moj

se më dogji malli

bjente gusha jote moj

aromë portokalli…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!