Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të mërkurë në Lezhë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës.
Sipas informacioneve zjarri ka rënë në ndërtesën e shtetasit Bardh Ejlli.
Nga pamjet e siguruara duket se flakët kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi familjarët kanë arritur që të dalin në kohë nga shtëpia.
Ndërkohë zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. /abcnews.al