Simon Cowell dhe Lauren Silverman fejohen pas një dekade së bashku

schedule15:56 - 12 Janar, 2022

schedule 15:56 - 12 Janar, 2022

Simon Cowell dhe Lauren Silverman janë fejuar pas më shumë se një dekade së bashku. Çifti, i cili është në lidhje që nga viti 2004, u fejuan në prag të Krishtlindjeve në Barbados, ku u takuan për herë të parë. Ata po shijonin një shëtitje kur Simon e surprizoi duke i propozuar për martesë.

Ky moment ishte special dhe për faktin se pranë tyre ishte djali i tyre 7-vjeçar dhe djali i Lauren nga martesa e parë, Adam. “Lauren ishte absolutisht e habitur dhe kurrë në një milion vjet nuk priste që Simon t’ja shtrontë këtë pyetje. Ajo shpërtheu në lot – lot të lumtur – dhe padyshim tha ‘po’ menjëherë.”, tha një burim për The Sun.

Simon Cowell, Lauren Silverman

“Ishte e rëndësishme për Simonin që edhe fëmijët ishin aty, pasi ai i adhuron ata të dy dhe familjen që kanë krijuar. Lauren ka qenë mbështetja e Simonit gjatë këtyre viteve të fundit – duke i qëndruar pranë kur pati probleme me shpinën dhe në përgjithësi. Ata janë një çift i mrekullueshëm.

Lauren dhe Simon fotografuar në 2013

/abcnews.al