Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ai ka vendosur të mos rinovojë me klubin vjollcë dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Përkundër dëshirës së madhe të Fiores për të rinovuar, klubi po mendon sadopak edhe të fitojë nga largimi i tij dhe kjo është e mundur vetëm nëse operacioni kryhet gjatë merkatos së janarit, pasi në verë do të largohej me kosto zero.
Skuadra e interesuar për Vlahovic janë të shumta, por së fundmi mësohet se serbi preferon të mos largohet nga Serie A. Në mendjen e tij janë dy skuadra, Juventusi dhe Interi. r.t/abcnews.al

