Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Seanca gjyqësore/ Gazment Bardhi dhe avokatët shkojnë në mbështetje të 11 të arrestuarve brenda selisë së PD

schedule13:34 - 12 Janar, 2022

schedule 13:34 - 12 Janar, 2022

34 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit kanë dalë sot para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë. Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Për 23 mbështetësit e Sali Berishës seanca ka përfunduar ndërsa pritet të nisë për 11 të tjerët që ishin brenda selisë së PD-së. Në përkrahje të tyre kanë mbërritur edhe avokatët mbrojtës, ndërsa i pranishëm është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë prej tyre “Arrest shtëpie”.



Kujtojmë se të shtunën para selisë së PD-së u zhvilluar një protestë e dhunshme nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për largimin e kreut Lulzim Basha. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!