Policia kroate ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës të kapur ndonjëherë në vend, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me shufra plumbi, në një anije që mbërriti nga Turqia.
Sasia prej 220 kg heroinë, e fshehur në pako të vogla brenda metalit, është gjetur dhe konfiskuar në portin e Adriatikut e Ploce.
Në sekuestrimin e parë, që u bë më 11 tetor, nga kontrolli i një anijeje që transportonte fletë plumbi nga Iraku, u gjetën 296 pako heroinë me peshë 220 kilogramë.
Në sekuestrimin e dytë, më 3 nëntor, 54 pako me 62 kilogramë kokainë u gjetën në një pajisje të lidhur në bykun e një anijeje që kishte mbërritur nga Kolumbia që transportonte qymyr me shumicë.
Vlera totale e drogës vlerësohej në 17 milionë euro dhe droga ishte e destinuar për në Evropën Perëndimore. Dërgesat u organizuan nga organizata kriminale ndërkombëtare.
Duke folur për kapjen e dytë, Drazen Rastovic nga Zyra Kombëtare e Policisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se anija kishte vazhduar udhëtimin e saj drejt Italisë dhe Afrikës dhe aktualisht ishte “në mes të Oqeanit Atlantik”.
Shefi i policisë së qarkut Dubrovnik-Neretva, Ivan Pavlicevic tha se të dyja konfiskimet ishin rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer midis policisë dhe shërbimit doganor.
Gjithashtyu policia tha se anëtarët e ekuipazhit u morën në pyetje dhe u liruan pasi zbuluan se nuk dinin asgjë për drogën, ndërsa vlerëson se kapja e ngarkesës me heroinë u ka shpëtuar jetën të paktën 110 përdoruesve. g.v/abcnews.al