Organizat Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron brenda gjashtë deri në tetë javët e ardhshme. Doktori Hans Kluge tha “se një valë baticore nga perëndimi në lindje” e Omicron po përfshinte gjithë rajonin, në krye të një rritjeje në variantin Delta. Projekti ishte bazuar në 7 milion raste të raportuara në gjithë Evropën në javët e parë të vitit 2022.
Numri i infektimeve është dyfishuar në një periudhë dy javore. Ai tha se shtetet Evropiane dhe të Azisë Qendrore janë nën “presion intensiv” pasi virusi po përhapet në vendet perëndimore të Ballkanit. Studimet e fundit sugjerojnë që Omicron ka më pak gjasa që të sëmuri rëndë njerëzit se variantet e mëparshme të Covid. Por Omicron është akoma shumë infektues dhe mund të infektojë njerëzit e vaksinuar raporton “BBC”.
Numri rekord i personave që janë infektuar me variantin Omicron kanë lënë sistemin shëndetësor nën tendosje të rëndë. Të hënën Mbretëria e Bashkuar raportoji 142,224 raste të konfirmuara të virusit dhe 77 vdekje. Një numër spitalesh kanë deklaruar “incidente kritike” për shkak të mungesës të stafit dhe rritjes së presionit nga Covid.
Ministri i Shëndetësisë së Francës Olivier Veran paralajmëroi javën e kaluar që muaji janar do të jetë i vështirë për spitalet. Kompania Pfizer tha se do të jetë në gjendje të lançojë një version të vaksinës së saj që ofron mbrojtje speciale kundër Omicron, që do të dalë në muajin mars. / abcnews.al