Beatrix flet për banderolën që i erdhi Donaldit për Borën: Mendoj se i rri mendja tek e kaluara

schedule23:40 - 11 Janar, 2022

schedule 23:40 - 11 Janar, 2022

Konkurrentja e Big Brother Vip Beatrix Ramosaj ka folur për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo ka komentuar edhe banderolën që erdhi për Donaldin më 9 janar që përkonte me ditëlindjen e Bora Zemanit, ish-të dashurës së aktorit.

Beatrix duket se nuk e ka pritur mirë aq sa sonte në dhomën e rrëfimit ka thënë se mendon se Donaldi e mban mendjen tek e kaluara.

Beatrix: Ajo që ndodhi është diçka që nuk ka pse ta mendoj dhe ta mendoj. Unë e di shumë që do të ndodhte dhe ka për të ndodhur. Mua çka më intereson këtu është marrëdhënia e Donaldit me mua. Ai e di shumë mirë se sa e ndjeshme jam unë  dhe që jam përballuar me një situatë shumë të vështirë. Po prapë jam edhe unë e përfshirë te kjo gjëja. Nuk është se nuk po ndaloj asgjë. Por janë disa momente që…

Arbana Osmani: Trixa a mendon se ka akoma mendime për të kaluarën?

Beatrix: Po sepse sado të mundohem e gjithë gjëja e ndryshoi gjendjen e humorit. Një herë ikte dhe një herë vinte

Arbana Osmani: A ka pasur një moment specifik që Donaldi ka ndryshuar që ti e lidh me diçka?

Beatrix: Kam përshtypjen se pas skeçit të Portokallisë, kur e kam parë aty dhe pastaj i sheh situatat…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!