Cristiano Ronaldo ishte mungesa e radhës në Manchester United të cilët dje fituan më vështirësi kundër Aston Villës.
Arsyeja e mungesës së tij është shkaku i lëndimit të ijës së tij.
Trajneri i Man United, Ralf Rangnick, tha se Ronaldo nuk luajti në ndeshjen e rrethit të tretë në Old Trafford për shkak të një lëndimi që sipas tij, nuk është shumë serioz.
“Ai me tha se po vuan nga ky problem që disa ditë tashmë”, tha Rangnick.
“Përsëri, në një ndeshje të kupës ku mund të luani 120 minuta, mendova që të mos e rrezikojë atë”, shtoi ai.
Ndeshja e radhës e Man United është të shtunën, përsëri kundër Aston Villës këtë herë në Premier League. /abcnews.al/