1.3 milion teste në Itali zbulojnë mbi 220 mijë të infektuar, 294 viktima

schedule18:53 - 11 Janar, 2022

schedule 18:53 - 11 Janar, 2022

Itali vijon që të raportojë shifra të larta infektimesh nga COVID-19.

Sot janë shënuar 220.532 raste të reja me koronavirus nga 1.375.514 tamponë të kryer.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 294 vdekje të tjera (nga 227 të hënën).

Bilanci në terapi intensive është +71 pacientë ndërsa të shëruarit janë 90,456.

Norma e pozitivitetit është 16%.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!