Protesta në PD, Braho: Përveç Alibeajt, në listë për t’u vrarë ishin edhe Bardhi e Salianji

schedule18:35 - 11 Janar, 2022

schedule 18:35 - 11 Janar, 2022

Ish-deputeti i PS Spartak Braho ka bërë një deklaratë edhe më të fortë për protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke thënë se sipas tij përveç deputetit Enkelejd Alibeaj do të vriteshin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

Një ditë para 8 janarit Braho tha se një deputet me inicialet E.A do të sulmohej gjatë protestës së 8 janarit. Këtë deklaratë nënkryetari i PD, Alibeaj e ka konsideruar të parëndësishme ndërsa theksoi se ai vetë s’e konsideroi aspak, por familja e tij ishte disi e shqetësuar. Prerazi Alibeaj nënvizoi se nuk ka asgjë që mund ta trembë dhe se nuk është nga ata persona që mund të shantazhohet.

“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nënë që mund ta tut, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat. Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos, pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, tha Alibeaj.

Vetë Berisha tha se Braho duhet të thirret në prokurori për këtë deklaratë.

Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte. Dihet Edi Rama e ka atë njeri intim. Nuk ndodh kund kjo. Kjo vetë personalisht nuk mbrapa këtij kurthi të turpshëm. Ky kurth stiset nga Rama. Kjo është shumë e hapur. Sa mora vesh që do vritej Enkelejd Alibeaj më shkoi mendja te zonja Alibeaj, që kam respekt për të”, deklaroi Berisha. be.k/abcnews.al