Spanja: COVID-19 të trajtohet si gripi

schedule18:00 - 11 Janar, 2022

schedule 18:00 - 11 Janar, 2022

Një propozim radikal për të trajtuar pandeminë është vënë në tryezë nga Spanja, përmes kryeministrit Pedro Sanchez, i cili në thelb po bën thirrje që Covid-19 të konsiderohet një sëmundje endemike, siç është gripi.

“Është një diskutim i nevojshëm. Shkenca na ka dhënë përgjigjen për të mbrojtur veten. Ne duhet të vlerësojmë trajtimin e Covid nga pandemia në sëmundje endemike” tha Pedro Sanchez në një intervistë radiofonike me “Cadena Ser”, duke shtuar se vdekshmëria nga viruset ka rënë që nga fillimi i pandemisë.

Deklaratat e Sanchez vijnë në një kohë kur mutacioni Omicron ka dominuar Evropën, me një rritje të shpejtë të rasteve, por me shkallë më të ulët të incidencës dhe sëmundshmërisë sesa llojet e mëparshme.

“Besoj se kemi kushtet për ta hapur debatin me kujdes dhe ngadalë në nivel teknik, në nivel të profesionistëve të shëndetësisë por edhe në Europë, që të fillojmë të vlerësojmë zhvillimet e sëmundjes me parametra të ndryshëm nga tani” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!