Numri i lartë i vetëvrasjeve në Spanjë, detyron kryeministrin të lehtësojë masat

schedule13:54 - 11 Janar, 2022

schedule 13:54 - 11 Janar, 2022

Spanja po përballet me një realitet të vështirë, pasi numri i vetëvrasjeve në vend ka tejkaluar numrin e viktimave nën moshën 50 vjeç për shkak të Covid. Mediat spanjolle e kanë cilësuar “pandemia e heshtur” , duke iu referuar të dhënave të viteve të kaluara.

Më konkretisht, gjatë vitit 2020 në Spanjë u shënuan 3941 vetëvrasje, më shumë se çdo vit tjetër në histori. Kjo ka shkaktuar debate të shumta në Spanjë, pasi shumica besojnë se kufizimet pandemike kanë kontribuar në rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Në një kontekst të tillë, Madridi i ka propozuar BE-së që ta trajtojë pandeminë si gripi. Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez tani duket se favorizon një qasje që vendos theksin më shumë tek vaksinimet dhe masat “vetëmbrojtëse”, duke hequr kështu karantinimin dhe masat e izolimit social.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!