Ministri i kabinetit të qeverisë britanike, Michael Gove humbi një intervistë në programin Today të BBC Radio 4 pasi u bllokua në një ashensor.
Sekretari i nivelit të lartë nuk mundit të futej në studio në kohë, pasi ashensori i BBC-së ndaloi së funksionuari. Ai mbeti i bllokuar për rreth gjysmë ore.
Duke u paraqitur me vonesë në emision, ministri tha me shaka se stafi e kishte ngjitur me sukses. Teksa njoftoi bllokimin e tij prezantuesi Nick Robinson tha se zoti Gove ishte mirë dhe fillimisht kishte ofruar të kryente intervistën me telefon nga brenda ashensorit.
“Do të doja të thoja që kjo është një shaka, por nuk është shaka dhe nuk është shumë qesharake për zotin Gove dhe njeriun e sigurisë”, shtoi Robinson. g.v/abcnews.al