Maserati për herë të parë në Formula E, debutimi në vitin 2023

schedule09:09 - 11 Janar, 2022

schedule 09:09 - 11 Janar, 2022

Maserati ka konfirmuar se është marka e parë italiane që do të debutojë në Kampionatin Botëror ABB FIA Formula E duke filluar nga sezoni 2023.

Drejtori ekzekutiv i Maserati, Davide Grasso njoftoi këtë moment historik të rëndësishëm në historinë e gjatë të Trident në gara së bashku me Alejadro Agag, themelues dhe presidenti i Formula E.

Maserati do t’i përkasë gjeneratës së tretë dhe do të debutojë në rrjetin fillestar për sezonin 9-të në vitin 2023. Makina do të ketë një sërë risish dizajni, prodhimi dhe teknologjie, me një motor Gen3 i cili do të jetë më efikasi në botë.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi përsëri protagonistë të botës së garave, mjedisit të cilit i përkasim”, komentoi Grasso.

“Ne kemi një histori të gjatë të përsosmërisë së klasit botëror dhe ne jemi gati për të sjellë performancën tonë në të ardhmen. Ne kemi vendosur të kthehemi për të konkurruar në Kampionatit Botëror AABB FIA Formula E.

Makina jonë do të ketë dy motorë elektrikë, një përpara 250 kW (vetëm për frenim rigjenerues) dhe një 350 kW të pasëm, dhe për këtë arsye duke i kombinuar ata do të mund të përfitojnë rikuperimin e energjisë deri në 600 kW.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!