Lorenco Insigne do të largohet nga skuadra e Napolit në verë, dhe do t’i bashkohet Toronto FC si lojtar i lirë.
Që tani skuadra e Napolit ka menduar për të gjetur zëvendësuesin e Insigne, dhe drejtuesit kanë spikatur në Holandë, lojtarin e dëshiruar.
Sipas mediave italiane, në radarët e skuadrës napolitane ka përfunduar sulmuesi i Feyenoordit, Luis Sinisterrra.
22-vjeçari shikohet si zëvendësuesi ideal i sulmuesit italian në sezonin e ardhshëm. Sinisterra ka kontratë më Feyenoordin deri në qershor të vitit 2024.
Sulmuesi 22-vjeçar në 28 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë edhe 14 gola.
Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli do të fillojë bisedimet për çmimin e lojtarit dhe mënyrën si do ta veprojë në këtë operacion. /f.a/abcnews.al