Rama publikon fotot: Na ishte mësuar syri me pisllëkun në rrugët ku shkelim përditë

schedule17:23 - 10 Janar, 2022

schedule 17:23 - 10 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit. Rama thotë se po bëhet i mundur pastrimi i hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh dhe i rrugëve ku shkelim përditë dhe duket sikur na është mësuar syri me pisllëkun.

“Vazhdojmë pa u ndalur me Planin e Pastrimit Kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një nismë që do t’i shkojmë deri në fund

Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun

*momente pastrimi në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al