Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historia interesante e mjeshtrit të lahutave Prend Palushaj. Prej disa dekadash ruan traditën shekullore

schedule16:46 - 10 Janar, 2022

schedule 16:46 - 10 Janar, 2022

Ka më shumë një gjysmë shekulli që nuk e ndan nga duart lahutën, instrumentin e dashur muzikor me një tel. Ai është Prend Palushaj, nga Klina e Kosovës mjeshtri që e krijon vetë lahutën por edhe që luan me të.

Rrëfimin e tij Prendi e fillon me kujtime nga e kaluara, kur u njoh me këtë instrument të lashtë.

“Lahutën e kemi trashëgimi familjare. E kemi pas gjithmonë dhe kanë punuar dhe e kemi pas instrument familjare. Lahutën e kemi pas gjithmonë vjehrrën në kullë. Që në fëmijëri ka qenë të varur në kullë. Në atë kohë nuk kemi guxuar me e prek. Gjyshi merrte lahutën e vinte fëmijët në gjumë. Lahuta e gjyshit ka qenë në shtëpi deri në përfundim të luftës së Kosovës. Kur mbaroi lufta e kërkova, po nuk dinin. Edhe fillova e punova një vet.  Dua me pa atë lahutën e vjetër të gjyshit, se di sa kisha dhënë”.

Prend Palushaj dikur punonte si teknik I makinerisë,  ndërsa me lahutën ka nisur të merret më vonë.  Lahuta nuk është instrument që mund ta punojë kushdo. Punimin e saj, më së shumti e sheh si detyrim për të ruajtur vlerat e trashëgimisë dhe jo për si përfitim.

“Lahutën e punon ai që e do dhe e ka trashëgimi. Ka mjaft punë. Unë mundohem ta punoj origjinale pa shtesa e montime. Lahuta nuk duron metal fare. Ajo që ka metal nuk është origjinale. Çdo gjë është prej drurit. Lahuta ka tri elemente është druri, lëkura e Kecit dhe bishti i kalit. Harku duhet të jetë nga bishti i kalit që të jetë akustike. Forma e lahutës është ajo e lotit. Lahuta nuk këndon, vajton. Me lahutë këndohen këngët e kreshnikëve, këngët e burrave”.

Mjeshtri nuk nguron të na tregojë edhe disa sekrete të punës së tij.

“Lahuta punohet nga druri, përmasat i ka të vjetra për me qenë akustike. Gjatësia duhet të jetë 22 cm, trashësia e murit duhet me qenë 1 cm jo më shumë për të qenë akustike”.

Simbol i këtij këtij instrumenti shekullor është koka e dhisë.

“Figura e lahutës është koka e dhisë. Ajo është pjesë e lahutës dhe simbol i Pirros, Aleksandrit të madh dhe Skëndërbeut. Kjo e bën autokton tonin. Eposi i Kreshnikëve, ka shumë vargje që janë të luajta me lahuta. Nuk ka të dhënë se kur është krijuar. Por thonë se ka lind shumë herët”.

Kur flitet për autenticitetin Preni sjell në vëmendje Eposin e Kreshnikëve.  Për këtë sjell në vëmendje edhe mospranimin në UNESKO të kërkesës së Serbisë.

“ Tani e punojnë edhe serbët. Ata e kanë këtë simbol. Lahuta është e jona. U mbajt koncerti dhe ai ka treguar se lahuta është e jona”.

Edhe vetë Preni ka marrë pjesë në disa evente kombëtare e ndërkombëtare.

Ditët e sotme lahutarët janë të rrallë në vendin tonë. Preni thotë se ka ende të interesuar që duan ta mbajnë Lahutën si aksesor në shtëpitë e tyre.

“Sa mjeshtra ka? Shumë pak. Në Rugovën mbi Peje punohet. Nga rrethi Dreçanit, Gjakovës. Shumë pak punohet. Ka interes për ta blerë. Ka nga Amerika, etj.”

Preni shpreson që ky instrument mos të mbetet vetëm në mur. Për këtë ai ka një apel për të gjithë shqiptarët.

Shkolla e hapur së fundmi në Prishtinë për lahutë, I jep shpresë së kjo pasuri nuk do të rresht së ekzistruari.

“Shkolla e Prishtinës. Janë në rrugë të mbarë”! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!