Nga Leontina Nika
Viti i ri i gjen me halle të vjetra artistët e Cirkut Kombëtar. Prej 4 muajsh ata stërviten në kushte aspak të përshtatshme, pa dhoma zhveshje e tualete
Mjeshtrja e cirkut Fitnete Duro, i cilëson katastrofë kushtet në të cilën ndodhen prej më se 4 muajsh.
“Kam që 8 vjeç, i bie të kem 50 vjet këtu dhe është një katastrofë që të vish dhe mos të gjesh ku të japësh shfaqje”, thotë jo.
Sindikata e artistëve të cirkut, i kërkon ministrisë së kulturës që të veproj brenda muajit janar, në të kundërt ata kërcënojnë me protestë.
“Brenda janarit duhet të dalë një deklaratë e ministres se ku do të qëndrojë ambienti i ri i Cirkut Kombëtare.”
Ministria e Kulturës nga ana e saj nuk ka miratuar as skenarët e zgjidhjes tranzitore, hartuar prej artistëve
Që nga muaji tetor kur çadra e cirkut u mbyll, e vetmja zgjidhje është pranimi i dorëheqjes së ish drejtorit Ilirjan Gjini dhe emërimi si drejtor i komanduar prej Ministris së Kulturës të Ardit Hysit. /abcnews.al


