Eksperti i IT: Publikimi i pagave mund të ketë ndodhur prej 3 vitesh, të dhënat nuk janë shitur vetëm një herë

schedule13:35 - 10 Janar, 2022

schedule 13:35 - 10 Janar, 2022

Ekspert IT, Tomi Kallanxhi këtë të hënë ka qenë  i ftuar në ABC Live ku ka folur në lidhje me skandalin e të dhënave që ka ndodhur pak ditë më parë në vendin tonë, ku u publikuan pagat e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Kallanxhi ëhstë shprehur se AKSHI duhet që të marrë masa dhe punonjësit të mos i ketë më të sapodalë nga shkolla, por të jenë punonjës të pajisur me certifikatë sigurie, pasi në e-Albania tashmë të dhënat janë të shumta.

Ndër të tjera ai thekson se dyshohet se të dhënat në lidhje me pagat mund të jenë një kryqëzim të dhënash njëlloj si ato të patronazhistëve.

“Shteti duhet të të fillojë dhe të korrigjojë gabimin pasi dhe një ekspert IT i thjesht nuk mund të ketë akses në të dhënat e AKSHIT. Në momentin që është një user që përpunon të dhëna ato nuk duhet që të transportohen. Një IT që është në intership nuk mund të ketë akses në këto të dhëna. Pas dy vjetësh do kemi dhe kadastrën online, dhe nëse një profesionist i ri nuk mund të ketë akses në një gjë të tillë. Kreditë dalin vetëm nëse do të hakërohen të dhënat e Bankës së Shqipërisë.  Dyshohet se këto të dhëna të jenë  nxjerrë nga i njëjti person që ka hartuar edhe listën e patronazhistëve”, ka thënë eksperti.

Eksperti ka theksuar se mendon se të dhënat janë shitur më shumë se njëherë, pasi këtë e tregon çmimi i ulët që është përdorur për blerjen e tyre.

Sipas tij mund të jenë kompanitë telefonike dhe ato të mikrokredive ato dhe që kanë qenë më shumë në interes për ti blerë këto.

Një tjetër fakt që ai thekson është se të shitur mund të jenë të dhënat e tre viteve të funit dhe jo vetëm lista e pagave të janarit dhe prillit.

“ Unë jam i sigurt që ato të dhëna janë shitur më shumë se një herë, Duke u bazuar në shifrën e ulët rezulto që ato mund të jenë shitur më shumë se një herë. Klientët e personave mund të kenë qenë institucionet që japin mikrokredi dhe kompanitë telefonike. Një nga të arrestuarit ishte dhe head ceo në një kompani telefonike. Unë mendoj se nuk janë shitur vetëm janari dhe prilli, por mund të jetë shitur dhe shtatori e tetori prej dy tre vitesh, dhe janë përdorur nga kompani të ndryshme.  Koha e ka treguar se shumica e këtyre database-ve ka qenë  nga brenda dhe jo të ndonjë shkaku hakërimi.

Unë mendoj se kjo është bërë në formë  lojë, pasi ato nuk e kanë menduar se ku do të por AKSHI duhet që të vendosë certifikatë sigurie për çdo punonjës dhe nuk mund të marrë punonjës të pakualifikuar. Në lidhje me publikimin e këtyre të dhënave nuk mund të themi se kemi cënim të sigurisë kombëtare, pasi këto të dhënat janë të thjeshta, por nëse do të kishte publikim të dhënash nga ministria e Brendshme apo SHISH atëherë ishte më problem”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!