Arda Turan është rikthyer në fushën e lojës pas 5 muajsh larg saj. Mesfushori turk pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi 34-vjeçarin të qëndronte 5 muaj larg fushës së gjelbërt.
Mesfushori u fut sot në fushë në minutën e 61-të, ku Galatasaray humbi kundër Giresunspor me rezultatin 0-1.
Ajo që mori vëmendjen e tifozëve ishte ndryshimi fizik i Turan, i cili dukej totalisht jashtë forme, teksa dukej qartë se kishte shtuar disa kilogramë.
Fotot e mesfushorit turk janë bërë virale në internet, ku tifozët e skuadrës së Galatasarayt nuk i kanë kursyer edhe kritikat ndaj tij.
/f.a/abcnews.al