“Lekët se të nxjerr fotot”, arrestohet 53-vjeçari që kanoste dhe kërcënonte një grua

schedule15:25 - 9 Janar, 2022

schedule 15:25 - 9 Janar, 2022

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi akuzohet për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Sipas bluve është vënë në pranga Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, ndërsa gjykata ka caktuar për të masën “Arrest në burg”.

53-vjeçari me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit:

-Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Shtetasi Y.P me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Shtetasi Y.P, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!