Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Insigne mbulohet me ar, firmos me skuadrën e re

schedule16:07 - 8 Janar, 2022

schedule 16:07 - 8 Janar, 2022

Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne ka firmosur kontratë me Toronto, duke u larguar kështu nga skuadra e Napolit, largim që do të ndodhë në fund të këtij sezoni.

Klubi kanadez e ka bërë publik lajmin, teksa ka zyrtarizuar Insigne si lojtarin më të ri të tyre.

Në këtë mënyrë sulmuesi italian ka zgjedhur milionat, teksa te skuadra e Torontos do të përfitojë shumë herë më shumë se sa skuadra napolitane i ka ofruar.

Kanadezët pritet ti ofrojnë 11.5 milion euro në sezon dhe 4.5 milion euro të tjera bonuse në baze të performancës së tij individuale.

Për kapitenin e Napolit nuk munguan elozhe nga presidenti i ekipit kanadez. “Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë. Lorenco është një sulmues i klasit botëror. Ai është kampion Europe me Italinë dhe ka luajtur në skenat më të mëdha të futbollit me Napolin” u shpreh presidenti i Torontos, Bill Mening.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!