“E porositur nga bandat e Ballkanit”, kapet 1 ton kokainë, ishte fshehur në lëkurat e lopëve

schedule23:51 - 7 Janar, 2022

schedule 23:51 - 7 Janar, 2022

Rreth 1 ton kokainë janë sekuestruar në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca. Ajo që ka habitur agjentët e policisë është mënyra e fshehjes së drogës që ishte futur në lëkurën e lopëve. Sipas mediave vendase ndryshe sa jemi mësuar të dëgjojmë për bananet, droga është zbuluar në një kontejner që kishte lëkurë gjedhi për eksport.

Me të mbërritur ngarkesa, policët identifikuan një kontejner që kishte mospërputhje në vula dhe gati për t’u dërguar në Evropë. Më pas, qentë e Policisë, të trajnuar në port, kanë alarmuar për disa parregullsi në lëkurë, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e autoriteteve. Kokaina ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës dhe me sa duket nuk binte në sy.

Brenda këtyre fletëve autoritetet gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës. Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari , ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali.

1 ton kokainë e zbuluar do të kishte një vlerë prej 75 milionë dollarësh , njoftoi Policia Kundër Narkotikëve. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!