Nga adoleshenca në një depo te luksi i shfrenuar, Georgina tregon jetën e saj para se të njihej me Ronaldon

schedule21:43 - 7 Janar, 2022

schedule 21:43 - 7 Janar, 2022

Georgina Rodriguez zbulon në serialin e saj të ardhshëm dokumentar të Netflix se ajo jetonte në një magazinë të konvertuar në dhomë që kushtonte 250 £ deri në ditën që do i ‘ndryshonte jetën’ kur takoi Cristiano Ronaldon.

27-vjeçarja argjentinase pranon se nuk kishte mundësi të paguante ngrohjen ose ftohjen, ku varfëria e la atë të ngrijë në dimër dhe të piqet në verë.

Georgina, e cila u shpërngul e vetme në kryeqytetin spanjoll në fund të adoleshencës nga qyteti i Jaca i Pirenejve dhe punoi si shitëse në dyqan për të përballuar jetesën, u tregon fansave në emision për jetën e saj të rrëmujshme.

Ajo thotë: “Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme.

“Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një depo.

“Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë.

“Jeta ime ndryshoi ditën kur takova Cristiano Ronaldon”.

Georgina, e cila filloi të takohej me futbollistin e Manchester United ndërsa ishte një vajzë e cila punonte për 10 £ në orë në një dyqan Gucci në Madrid, zbuloi fillimin e saj të vështirë në kryeqytetin spanjoll ndërsa transmetoi më shumë klipe nga dokumentari i ardhshëm, duke përfshirë nga ecja e saj në këmbë, deri kur kaloi në flotën e makinave sportive të Cristianos dhe praktikimin e baletit të saj të dashur./ h.ll/abcnews.al