Polemika për 5 pikturat të cilat pretendohet të jenë vepër e Hitlerit

schedule12:22 - 11 Shkurt, 2019

schedule 12:22 - 11 Shkurt, 2019

Polemika për 5 pikturat të cilat pretendohet të jenë vepër e HitleritPolemika për pesë pikturat të cilat pretendohet të jenë vepër e Adolf Hitler, e që janë nxjerrë në ankand në Nuremberg. Çmimet e tyre variojnë nga 19 deri në 45mijë euro. Deri tani nuk është gjetur asnjë blerës,  por shtëpia e ankandit nuk ka komentuar arsyen e dështimit duke bërë të ditur se pikturat do të nxirren sërish në shitje. Kryebashkiaku I qytetit dhe më parë kishte dënuar shitjen e tyre duke e konsideruar ankandin si një process të shëmtuar dhe me shije të keqe.

Shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronësi të diktatorit, ndër të cilat edhe një vazo dhe një karrige kashte, me zvastikën në krahun e saj.

Tregimi në publik i simboleve naziste është kundër ligjit në Gjermani, me përjashtimin e rasteve kur kjo bëhet ne disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Shtëpia e ankandit arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj. /abcnews.asl