Puna e veçantë e Marinelës: Unë jetoj dy jetë!

schedule21:30 - 10 Shkurt, 2019

schedule 21:30 - 10 Shkurt, 2019

Në rubrikën “Njerëz të Padukshëm”, Anjeza Maja na ka njohur me punën e veçantë që bën Marinela Ndrian. Marinela është restauratore në “Arkivin e Shtetit”, dhe flet për dashurinë dhe përkushtimin që ka ndaj kësaj pune.

 “Është një mëngjes i cili nis me atë tensionin e punës, është një moment kur unë nuk jam e qetë, nëse puna e kaluar ka vazhduar ashtu si unë e kam menduar apo jo. Momneti i parë që unë prek një dosje sinqerisht ndjej dhimbje, ndjej kohën, ndjej të kaluarën. Unë jam personi i cili i jap durimin dokumentit, dhe duroj ato torturat e vogla mekanike apo kirurgjikele që unë ushtroj mbi të. Askush nuk arrin dot ta kuptojë vibracionin e zemrës time, momentin që jam duke e prekur. Ky pasioni im për restaurimin ka lindur shumë shumë çuditshëm. Unë studioja për arte dhe më lindi dëshira e panjohur të njihja mbi bojërat mbi koleksione të ndryshme dhe mendova se restaurimi do ta realizonte këtë”.

Më tej ajo flet për disa dokmentet që u përkasin personave që kanë lënë gjurmë në historinë e shtetit shqiptar.

“Ahhh  këtu merret  frymë! Këtu kemi Abdyl Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, kemi Ahmet Zogun, të cilët unë nuk do e kisha pasur ndonjëherë fatin ti takoja kaq shpesh sa i takoj veprat e tyre, marrëveshjte e tyre apo letërkëmbimet e tyre për letërsinë apo për shtetin shqiptar. Vetëm ky profesion të ndihmon që të shkosh në të shkuarën”.

Ajo gjithashtu flet për dokumetet që ka restauruar si dhe vështirësinë që has gjatë rregullimit.

“Certifikata e lindjes së Lashgush Poradecit, ishte pothuajse e ndarë pjesë-pjesë  nga mënyra e palosjes së saj. Unë shkruaj ashtu sikundër autori ka shkruar. Unë fiksoj të gjithë shkronjat e tekstit. Dua vetëm qetësi dhe përqëndrim dhe asgjë tjetër dhe unë jam futur në një botë komplet tjetër, sepse ky dokument trashëgohet përjetësisht. Këtu kemi letra të vjetra të hershme. Këtu janë disa zarfe të cilët mbajnë letra brenda tyre. Shpresoj të jetë ndonjë histori dashurie shumë e bukur”.

Këtë punë ajo tashmë e quan profesion dhe nuk i pëlqen aspak kur miqtë e saj e kundërshtojnë.

“Profesioni im mund të jetë një në 2 milion e gjysmë shqiptarë. Kur unë flas për restaurimin jemi kështu grup kolegësh dhe unë filloj më atë dëshirën e madhe dhe nxehem nga kundërshtimet që thontë se nuk e konsiderojnë profesion le të themi. Vazhdojnë të mendojnë se është

diçka artizanale. Dhe një kolegia ime që flas me të për këtë gjë tha: “Marinele shpërthe”.

E teksa ajo po restauronte një poster tha: “Unë kam ndjekur studimet e larta dega pikturë. Do mundohemi të përshtatim gjithë këtë ngjyrën origjinale që posteri ka pasur. Ndryshe nga dokumenti posteri trajtohet si një pikturë. Unë jam e padukshme dhe dokumeti përpiqet të më sfidojë mua, ndërsa unë përpiqem të kujdesem të kujdesem për të”./abcnews.al