Është ngjitur në 21 bilanci i viktimave të ndërtesës 8-katëshe që u shemb pak ditë më parë në Stamboll të Turqisë. Ka qenë ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu që ka bërë të ditur të dhënat, duke shtuar se 14 persona llogariten ndërkohë të plagosurit. Godina e banuar në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të qytetit, u shemb ditën e mërkurë për shkaqe ende të panjohura. Në ndërtesë numëroheshin 14 apartamente të banuara, por tre katet e fundit të saj sipas autoriteteve ishin ndërtuar pa leje. Gjithashtu, pa leje funksiononin edhe disa subjekte private të hapura në katet e para të saj. Ministri i Brendshëm Sojlu ka shtuar se operacionet e kërkim shpëtimit do të vazhdojnë./abcnews.al