Greqia prej ditësh po shënon një numër të lartë të infektuarish me Covid. Në raportin e fundit të autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se në orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 33 716 persona dhe kanë humbur jetën 70 të tjerë.
Ndër të tjera mësohet se në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv janë 639 pacientë, mosha e të cilëve është 64 vjeç, dhe 80.3% kanë sëmundje themelore.
Nga pacientët e intubuar, 542 (84,82%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 97 (15,18%) janë plotësisht të vaksinuar. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë, 3795 pacientë janë larguar nga ICU.
Në Greqi deri më tani nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 422 025 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 21 185 pacientë./abcnews.al